Në skenën e Teatrit antik më 4 gusht me koncertin e titulluar si “Perlat vokale – në gjurmët e Ana Lipsha “të interpretuar nga solistët e famshëm botëror, Marija Jeliq – soprano, Dario Di Vietri – tenor, Ivan Tomashev – bas dhe Amanda Stojoviq – mezosoprano e shoqëruar në piano nga Milivoe Veliq do të fillojë edicionin e 60-të jubilar Festivali Vera e Ohrit, i cili do t’i kushtohet themelueses së festivalit, primadona e operës Ana Lipsha Tofoviq.

Edicioni jubilar i 60-të i këtij viti i muzikës dhe ngjarjes sonë më prestigjioze, Festivalit Vera e Ohrit, do të mbahet në rrethana krejtësisht të ndryshme, jashtë kohës së zakonshme, me respektim të rreptë të protokolleve për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit.

Në skenat e hapura, Teatri antik, Dolni Saraj, Paratempulli Shën Sofia, si dhe Kisha e Shën Sofisë nga 4 deri në 30 gusht do të interpretojnë rreth 300 artistë nga 19 shtete, Serbia, Italia, Kroacia, Britania e Madhe, Turqia, Franca, Rusia, Greqia, Gjermania, ShBA, Bosnja dhe Hercegovina, Polonia, Sllovenia, Kosova, Republika Çeke, Shqipëria dhe një numër artistësh nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Programi jubilar i këtij viti do të përmbajë 26 koncerte, dy prej të cilave janë në off-program. Audienca do të ketë mundësinë të dëgjojë vepra nga më të hershmet barok, përmes klasikëve, romantizmit, impresionizmit, deri tek autorët bashkëkohorë të botës, si dhe vepra nga krijimtaria klasike maqedonase.

Në skenën e festivalit do të performojnë emra të njohur si pianistet Natalija Trul nga Rusia, Kemal Gekiq – SHBA, Fukio Saksofon Quartet nga Spanja, Duo Ulixhan nga Turqia, kitaristi kosovar Petrit Çeku, flaut Massimo Merceli – Itali, mezosopranoja Vikena Kamenica dhe Merita Rexha Tershana nga Shqipëria, Cologne String Sextet nga Gjermania, Arian Bake oboe Francë, Duo Solips, një ngjarje e pazakontë është koncerti për katër piano dhe orkestër që vijnë nga Republika Çeke, nga skena maqedonase Marija Gjoshevska, ansambli i korit Pro Ars me maestro Sasho Tatarçevski, Gordana Josifova Nedelkovska etj. pastaj Shkupi, Teatri i Vallëzimi me Risima Risimikin, mbrëmjen e operës gala nën drejtimin e dirigjentes Bisera Çadlovska si dhe ansambli i  baletit femëror nga OBN, mbrëmja e Rinisë Muzikore me orkestrën kamertale “Sasha Nikolovski Gjumar” mbrëmje me muzikë nga kompozitor maqedonas Tome Mançev (ku do të performojnë  Vesna Angjelovska, Maja Shutevska, Ljubisha Kirovski, Marjan Miloshevski, Goran Naçevski, Elena Atanasovski,  Antonie Veskovski) dhe shumë emra të tjerë ekskluzivë artistikë.

Programi i dramës fillon një ditë pas hapjes solemne, dhe do të ofrojë krijime teatrore nga shtëpitë teatrore vendase. Në program janë shfaqjet “Motrat Prozorov” bazuar në motivet e “Tre motrave” nga Çehov projekt bashkautorë i Sasho Dimoskit dhe Vasil Zafirçev të interpretuar në Teatrin “Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot” Veles, Teatri Drama sjell shfaqjen “Terapia e mrekullueshme” me tekst nga Daniel Glatauer me regji të Dimçe Nikolovskit, “Njeriu, bisha dhe virtyti” nga Luixhi Pirandello, me regji të  Egon Savin teatri i Komedisë, premierën e “Kolonel Zogu” nga Hristo Bojçev, me regji nga Andrej Cvetanovski , interpretuar në IN Teatri i Gostivarit, shfaqje për fëmijë në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj “Jovançe dhe Marika” nga Vëllezërit  Grim, me regji të Davor Dragojeviq. Festivali do të mbyllet solemnisht me shfaqjen “Zoti i Masakrës” nga Jasmina Reza me regji nga Bilge Emin në IN Teatrin Turk, Shkupi i cili këtë vit feston 70 vjetorin e tij.