Në kuadër të pjesës dimërore të programit të festivalit “Vera e Ohërit”, sonte në ora 20:00 në Operën dhe Baletin Kombëtar – Shkup do të mbahet “Koncerti i Vitit të Ri” me kuartetin me famë botërore “Diogjeni” nga Gjermania.
Kuarteti përbëhet nga Stefan Kirpal dhe Gundula Kirpal në violinë, Alba Gonzalez dhe Becera në violë dhe Stiven Ristau në violonçel.
Programi përfshin vepra nga Xhozef Hajdn, Ervin Shunllof dhe Johanes Brams.