Udhëzues për aplikim në Konkursin për dhënien e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2024, publikuar nga Ministria e Kulturës

од admin_kult

Ministria e Kulturës, përmes Konkursit për dhënien e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2024, publikuar më 1 nëntor, do të stimulojë dhe ndihmojë krijimin artistik të artistëve të pavarur.

Mjetet do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut si kompensim mujor për artistë të pavarur, për kontribute në sigurime shëndetësore, pensionale dhe invalidore dhe për tatimin mbi të ardhurat personale të artistëve të pavarur.

Regjistrimi elektronik për konkursin, i cili zgjat deri më 1 dhjetor, kryhet nëpërmjet Portalit nacional për shërbime elektronike. 

K O N K U R S për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2024 – Ministria e Kulturës (kultura.gov.mk)  

Për këtë qëllim, si rikujtim për aplikimin dhe lehtësimin e procedurës së regjistrimit elektronik, Ministria e Kulturës ka përgatitur udhëzues: prezantim që do të lehtësojë procedurën për aplikantët duke shpjeguar hapat për lehtësimin e regjistrimit elektronik në sistem.

Procedura (hapat) e aplikimit në Konkursin për dhënien e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2024 nga Ministria e Kulturës janë si në vijim:

  1. Përmes lidhjes “Paraqitu” ju hyni në sistemin për paraqitje të vetme (SPV) https://uslugi.gov.mk
  2. Përmirësimi i profilit të përdoruesit – Mund të përmirësoni nivelin e identifikimit elektronik në sportel ose me certifikatë. Nëse profili juaj është në nivelin bazë, përmirësoni nivelin e ulët për të vazhduar në hapin tjetër, më shumë në linkun e mëposhtëm https://etu.uslugi.gov.mk/pages/home
  3. Kontroll nëse profili i përdoruesit është përditësuar dhe pas hyrjes, duhet të zgjidhni person juridik.
  4. Vendosni të dhënat e kërkuara gjegjësisht plotësoni aplikacionin siç kërkon sistemi.
  5. Pasi t’i keni vendosur të dhënat, klikoni butonin “Vendos”. Kontrolloni aplikacionin që sistemi ka përpiluar për ju dhe dorëzoni aplikacionin.
  6. Më pas ju paraqitet aplikacioni i plotë për konkursin e artistëve të pavarur dhe pasi të shtypni “Vërteto” ju çon në hapin tjetër, ngarkimin e dokumenteve.
  7. Për aplikim të suksesshëm, pasi t’i keni ngarkuar dokumentet, shtypni “Dërgo dokumentet” për të cilin do të merrni vërtetim.

Përdoruesit këtë vit do të mund të kërkojnë ndihmë në pjesën e aplikacioneve, nga pikëpamja profesionale, në sektorët e Ministrisë së Kulturës. Kontaktet me persona të caktuar sipas fushave dhe adresat e tyre elektronike janë të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës (kultura.gov.mk).

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе