Kostadinovska-Stojçevska në takim me Azule: Kultura maqedonase ka qenë partner aktiv i UNESCO-s për tre dekada

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot merr pjesë në sesionin e 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, ku para hapjes, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, u pritën nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule.

Në takim u theksua kënaqësia me rezultatet e bashkëpunimit intensiv të Maqedonisë së Veriut me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, në vitin kur vendi ynë feston 30 vjetorin e anëtarësimit në Organizatë.

Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të shkëlqyer me Qendrën e Trashëgimisë Botërore dhe organet këshilluese dhe ndihmën e tyre eksperte në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

– Rëndësi e veçantë për bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut me UNESCO-n është kontributi ynë aktiv në afirmimin e politikave dhe proceseve të Organizatës Botërore, si dhe bashkëpunimi konstruktiv me shtetet tjera anëtare – theksoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Shembull i përfshirjes në nismat dhe aktivitetet e Organizatës është Departamenti i rinovuar i Studimeve dhe Kërkimeve Ndërkulturore në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup dhe Departamenti i sapoformuar për edukim për të ardhmen dhe edukimin mediatik në kuadër të Institutit për Studime të Komunikimit nga Shkupi, si pjesë e Rrjetit të Departamenteve të UNESCO-s (UNESCO/UNITWIN).

Ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska nesër do të mbajë fjalimin e saj në Konferencën e 42-të të Përgjithshme të UNESCO-s, ku fjalime zyrtare do të mbajnë përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe do të diskutohet për politikat e përgjithshme të Organizatës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе