Thirrje e UNESKO për ndarjen e granteve për hulumtuesit e rinj të „Rruga e mëndafshit“

од admin_kult

Komisioni kombëtar për UNESKO në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon për Thirrjen e UNESKO për paraqitjen e aplikacioneve të hulumtuesve të rinj si pjesë e programit „Rruga e mëndafshit“.

UNESKO, me mbështetjen e Komisionit kombëtar për UNESKO të Republikës Popullore të Kinës, filloi iniciativën për ndarjen e granteve për hulumtuesit e rinj në suaza të këtij programi në vitin 2021.

Përmes kësaj iniciative, që synon mobilizimin e hulumtuesve të rinj në trashëgiminë e „Rrugës së mëndafshit“, UNESKO ndan 12 grante të rinjve deri më 35 vjet. Temat e hulumtimit do të jenë trashëgimia e ndarë dhe indentitetet e ndryshme të  „Rruga e mëndafshit“, si dhe shumëllojshmëria dhe potenciali në shoqëritë bashkëkohore për kreativitet, dialog ndërkulturor ,kohezion shoqëror,bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar,paqe e qëndrueshme dhe zhvillim.

Thirrja,kriteret dhe mënyra e aplikimit për të gjithë të interesuarit e rinj deri më 35 vjeç në momentin e aplikimit janë në linkun në vijim: https://en.unesco.org/silkroad/youthgrant , me shënim që afati i paraqitjes së onlajn aplikacioneve drejtpërdrejt në UNESKO është më së voni deri më 31 maj të vitit 2022, ndërsa fituesit do të publikohen nga ana e UNESKO në fund të muajit shtator viti 2022.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе