THIRRJE E HAPUR „Kultura lëviz Evropën“ (Culture Moves Europe)

од admin_kult

Është hapur thirrja e parë „Kultura lëviz Evropën“ (Culture Moves Europe) dedikuar për lëvizshmërinë individuale të artistëve dhe profesionistëve nga sektori i kulturës, me afatin e fundit për paraqitjen e aplikimeve – 31 maj 2023 ora 23:59 sipas kohës së evropës së mesme.

„Kultura lëviz Evropën“ (Culture Moves Europe) si skemë e re grantesh e programit “Evropa Kreative” të Bashkimit Europian, e zbaton instituti Gete.

Thirrja u dedikohet artistëve dhe profesionistëve të sektorit kulturor në vendet pjesëmarrëse në programin  „Evropa Kreative“ dhe përfshin fushat e mëposhtme: muzikë, përkthime letrare, arkitekturë, trashëgimi kulturore, dizajn dhe dizajn modës, artet vizuale dhe artet skenike.

Mbështetja përfshin:

  • Lëvizshmëri individuale e artistëve dhe profesionistëve nga fusha e kulturës
  • Programet rezidenciale

Mbështetja financiare që sigurohet përmes thirrjes i referohet shpenzimeve të udhëtimit (transport, akomodim, etj.) për artistët dhe profesionistët e kulturës që dëshirojnë të zbatojnë një projekt me një partner ndërkombëtar (organizatë apo individë).

Skema e granteve të mobilitetit u mundëson aplikantëve të ndërkombëtarizojnë aktivitetet dhe horizontet e tyre nëpërmjet një prej qëllimeve të mëposhtëme: hulumtimi i trashëgimisë së pasur kulturore të Evropës; krijimi, respektivisht bashkëkrijimi dhe/ose zhvillimi i përmbajtjes artistike me artistë dhe profesionistë të kulturës nga vende të tjera; mësimi, respektivisht pjesëmarrja në arsimin joformal; lidhjen, respektivisht zhvillimin ose forcimin e bashkëpunimit profesional ndërkombëtar.

Aplikantët e kualifikuar janë artistë individual, profesionistë në fushën e kulturës ose grupe (nga dy deri në pesë persona) të moshës 18 vjeç dhe që banojnë në një nga vendet që marrin pjesë në programin  „Evropa Kreative“.

Veçanërisht inkurajohen artistët dhe profesionistët nga Ukraina të aplikojnë për lëvizshmëri virtuale.

Afati i fundit për paraqitjen e propozim-projekteve është 31 maj 2023 në orën 23:59 sipas kohës së Evropës së mesme.

Aplikimi plotësohet dhe dorëzohet onlajn nëpërmjet portalit të Gete-aplikimi, që duhet të krijohet llogari përdorimi.

Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://culture.ec.europa.eu/news/apply-now-new-culture-moves-europe-call-for-artists

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе