Thirrja e Byrosë Rajonale të UNESKO për shkencë dhe Kulturë në Evropë për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në puntorinë për ndërtimin e kapaciteteve në suaza të projektit „Ndërtimi i një të ardhmeje rezistente ndaj ndryshimeve klimatike: zhvillimi i kapaciteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë në lokalitete të zgjedhura të UNESKO në Evropën Juglindore”

од admin_kult

Komisioni Kombëtar për UNESKO e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon për Thirrjen e Byrosë Rajonale të UNESKO për shkencë dhe kulturë në Evropë me seli në Venecia, Itali për dorëzimin e aplikimeve për pjesëmarrje në punëtorinë për ngritjen e kapaciteteve në suaza të projektit „Ndërtimi i së ardhmes rezistente ndaj ndryshimeve klimatike: zhvillimi i kapaciteteve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë në lokalitete të zgjedhura të UNESKO në Evropën Juglindore”, e cila do të mbahet nga 17 deri më 21 tetor 2022 në Ohër (si pjesë e  „Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit”, të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO). 

Në thirrje mund të marrin pjesë persona përgjegjës dhe personel i kualifikuar nga lokalitetet nën mbrojtjen e UNESKO dhe ekspertë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore, ndryshimeve klimatike, menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjes dhe promovimit të rezervave të biosferës.

Më shumë informacion dhe kriteret e pjesëmarrjes gjenden në dokumentin “Call for aplication” i dorëzuar në shtojcë të thirrjes, me shënim se aplikimet dorëzohen onlajn në linkun: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=Uq5PHbM5-kuwswIpVrERlNDJUO6IBipJvsL_mYbG3QxUMkxEOURUNFI4RFE5WjhWNU01WTBXSkI3UC4u  , me afat aplikimi jo më vonë se deri më 10 shtator të vitit 2022.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе