Shkrirje e muzikës dhe traditës të „Llokum fest“ në Manastir

од admin_kult

Në Manastir sot fillon edicioni i 16 i festivalit Ballkanik etno-fjuzhën „Llokum fest-muzikë dhe traditë“ 2022.

Llokum fest esht fest i parë festiv në Maqedoni që e ka origjinën në pazarin e vjetër të Manastirit, si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj të njejtit.

Festivali këtë vit do të fillojë në rrafshnaltën e Shtëpisë së Oficerëve me grupin etno maqedonas „Monistra” të cilët festojnë 20 vjetorin e ekzistencës, e më pas do të performojnë mysafirët nga Bretani-Francë, PLANTEC, tingulli i të cilëve është një ndërthurje e traditës dhe muzikë elektronike. Ditën e nesërme, më 22.07, në të njëjtin vend do të promovohet albumi Ladino i amerikanes Sara Aroeste „Monastir“  , kushtuar Manastirit, me muzikantë nga Izraeli dhe Maqedonia, ndërsa mbrëmja do të mbyllet me vallëzim dhe këndim të muzikës ballkanike me grupin e njiohur kroat-suedez-maqedonas „Afion”.

Në çarshinë e vjetër të Manastirit janë planifikuar punëtori për gazetari muzikore dhe promovim të revistës „Etnoumlje”, me mysafirë nga Serbia, si dhe panair i punimeve me ZUR „Makedonski rakotovorbi” dhe ekspozita e përgatitur nga Arkivi Shtetëror – Departamentit të Manastirit, me titull „Danabashi përmes lëndës arkivore – Shkëlqimi dhe mallkimi”.

Llokum Fest së fundmi është anëtar i rrjetit të festivaleve evropiane për Ballkanin „MOST”. Festivali financiarisht mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе