Nga 20 deri më 27 Gusht në Manastir edicioni i 43 i FIFK „Vëllezërit Manaki“

од admin_kult

Edicioni më i ri i 43-të i Festivalit Internacional filmik të kamerës „Vëllezërit Manaki“ mbahet prej 20 deri 27 gusht në Manastir.

Sipas drejtorit të festivalit „Vëllezërit Manaki”, Simeon Moni Damevski, këtë vit në festival,që do të zgjasë tetë ditë (20 deri më 27 gusht) dhe që është padyshim i Manastirit, do të shfaqen 12 filma që do të konkurrojnë në program të shkurt. Po rikthehet edhe program dokumentar, filma studentorë dhe  mak-korner program. Në festival do të marrin pjesë edhe të ftuar nga akademitë botërore të filmit.

Damevski shtoi se fituesi i këij viti i çmimit në Festival është mjeshtri i fotografisë filmike, pionieri i aparatit dixhital dhe fituesi i parë i Oskarit për film të xhiruar me aparat fotografik dixhital, kinematografi Entoni Dod Mentël, i cili do të vijë në Manastir për të marrë çmimin.

Përzgjedhës i programit garues të metrazhit të gjatë është Sllagjan Penev, i programit dokumentar Kumjana Novakova, Marija Apçevska është përzgjedhëse e programit të shkurtër, ndërsa përzgjedhëse e programit studentor „Hapat e parë” është Gjorgji Pullevski.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе