Në përputhje me nenin 5 të Ligjit për çmime shtetërore dhe Ligjit për ndrysimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/06 dhe 54/07), me çmimin “Shën Klimenti i Ohrit” jepet mirënjohja më e lartë për realizimet shumëvjeçare në fushën e edukumit,arsimit,kulturës,artit,shëndetësisë,sportit dhe mbrojtjet dhe avancimin e mjedisit njerëzorë në aktivitete sociale.
Në vit mund të ndahen më së shumti deri më pesë çmime.
Çmimin shtetëror e ndan Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” , i përbërë prej një kryetari dhe 12 anëtarë, i cili shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarjen e çmimit.
Konkursi zgjat prej 1 deri më 30 qershor.
Çmimi shtetëror dorëzohet në Kuvendin e RMV më 8 dhjetor- Dita e shën Klimentit të Ohrit. Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”për herë të parë është ndarë në vitin 1996.