Sekretari Aziri hapi koncertin Frymë vjeshte

од admin_kult

Sot (1 Tetor), sektetari shtetëror i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Valmir Aziri, hapi koncertin Frymë Vjeshte.

Koncerti i mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku performuan emra të mirënjohur të muzikës klasike si Besiana Mehmedi – Mezzo Soprano, Shkëlzen Baftiari – piano, me të ftuar special klarinetistin Shkumbin Bajraktari, orkestra Grifon dhe Agona Çupi – dirigjente. 

Sekretari Aziri shprehi mbështetje dhe i falemenderoi të gjithë për organizimin madhështor dhe iniciativën e mirë menduar dhe theksoi që Ministria e Kulturës, do të vazhdojë të përkrahë evente të tilla të cilat janë thesar për artin shqiptarë të çdo fushe.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе