Në prag të festës së madhe kushtuar Shën Klimentit të Ohrit – mbrojtësit të Ohrit, IN Biblioteka “Grigor Prliçev” prej sot (7 dhjetor) zyrtarisht do të hapë këndin e përshtatur në të cilin më parë ka funksionuar drejtoria e Festivalit “Vera e Ohrit”.
Nga Institucioni informojnë se në të ardhmen në atë hapësirë do të funksionojë pika për botimin e literaturës për fëmijë dhe të rritur.
Ideja është që biblioteka të jetë e hapur në të ardhmen,por në kohën e koronës do të vazhdojnë të respektohen të gjitha masat dhe protokollet kundër KOVID -19.Ekipi i Bibliotekës, paralelisht me përgjegjësitë e përditshme,punoi edhe në zhvendosjen nga një vend në tjetrin të mbi 150,000 njësive bibliotekare të beletristikës, literaturës profesionale dhe periodike – informojnë nga Biblioteka, e cila këtë vit shënon shtatë dekada prej kur mban emrin e patronit – poetit dhe rilindasit të madh Prliçev.