Biblioteka Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, sot (7 dhjetor) me një program solemn do të shënojë patronin e tij Shën Klimentin e Ohrit dhe 77 vjetorin e themelimit.
Nga Biblioteka njoftojnë se është paraparë një program i pasur, në kuadër të së cilit do të vendosen lule në oborrin e Institucionit para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit, si dhe do të marrin fjalë u.d. drejtoresha e Bibliotekës, Jelisaveta Kostadinova, dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Zhang Xuo.Prof. dr. Aneta Serafimova do të mbajë fjalim, dhe tradicionalisht do të ndahen çmimet jubilare për punonjësit e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” si dhe çmimi ”Biblioteka e Vitit”.Është përgaditur edhe ekspozitë interaktive “Portrete”.