Në HKS Qendër “Jadro” (9 maj) në ora 19:30 do të bëhet promovimi i 4 librave (box-set) nga autorja Dubravka Ugreshiq, me përkthim nga Vlladimir Janovski dhe Alek Kuzmanovski.
Në promovim do të flasin Vlladimir Jankovski – shkrimtar, përkthyes dhe teoricien i letërsisë dhe Petar Milat – filozof, drejtor i Institutit Multimedial nga Zagrebi dhe botues, mik i ngushtë i Dubravka Ugreshiqit.
Në kuadër të promovimit do të promovohen 4 libra të Ugreshiqit: “Shtefica Cvek në nofullat e jetës”, “Shkolla e kuqe”, “Këtu nuk ka asgjë!”, përkthyer nga Vlladimir Jankovski dhe “Mbrojtëse për shtriga” përkthyer nga Alek Kuzmanovski.
Promovimi është organizim dhe partneritet ndërmjet Institutit Multimedial MAMA (Zagreb) dhe Kontrapunkt/Krik, një festival për kulturën kritike.