Sot (22 dhjetor, e premte) në orën 18:00 në skenën e vogël në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të shfaqet premierë shfaqja inkluzive “Rapsodia Hyjnore”.
Në skenë interpretojnë anëtarët e ansamblit inkluziv nga 10 deri në 55 vjeç, aktorë që kanë bashkëpunuar me sukses në vënien në skenë të shfaqjeve të përbashkëta, si “Përralla e pyllit”, “Përralla të tjera për Alisën” dhe “Pema përgjatë kohës”, gjegjësisht anëtarët që e formuan Korin e parë inkluziv të qytetit, qëllimi i të cilit është të përdorë muzikën dhe këngën si mjete komunikimi dhe integrimi.
Në shfaqje luajnë Elizabeta Petkovska, Ena Mitrevska, Kosta Arizanov, Mario Mickoski, Stefan Trpkovski, Matej Allarov, Oliver Bllazhevski, Irina Prokopieva, Filip Angelovski, Ivo Veiq, Nana Taneska, Ena Kovaçevska, Ivana Polizovska, Danaja Eftimova, Martin Mançevski, Matej Petrovski, Ana Jovanovska. Shfaqja është në regji të Kolektivit “Mulli me erë”
Projekti, nën produksionin e Trisomia 21 Shkup, realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Teatrit Kombëtar Maqedonas dhe Kolektivit “Mulli me erë”, me qëllim të hulumtimit të formave të reja të shprehjes bashkëkohore inkluzive skenike.