Në ambientet e Shtëpisë Evropiane Shkup, sot (e premte, 22 dhjetor), me fillim nga ora 17:00, do të mbahet promovimi i “Përmbledhje e audiodramave nga Goran Stefanovski”.
Në platformën ekzistuese të audio librit “Samogllas”, janë shtuar audiodramat “Goce”, “Dupllo dno” dhe “Divo meso”. Kjo është kategori e re që pasuron katalogun ekzistues dhe promovon radiodramat si një medium pothuajse të harruar.
Në audiodramat punuan aktorë dhe regjisorë, të cilët i dhanë zgjidhje të reja dramave të Goran Stefanovskit, ndërsa në pjesët hyrëse zërin e dha Igor Stefanovski, i cili përmes Shoqatës së qytetarëve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Goran Stefanovskit siguroi të drejtat e autorit.
Kjo është mënyrë e shkëlqyer për t’iu afruar punës së Goran Stefanovskit dhe për të rifreskuar hapësirën e internetit mediatik maqedonas.