Regjisorja Bojana Kralevska-Stojkov dhe skenografi Krsto Bogojevski janë shpallur më të mirët në kategorinë e tyre në Festivalin për fëmijë dhe të rinj “Princi i Vogël”, i cili këtë vit u mbajt në Shtip për të 11-tën herë. Ata punuan në shfaqjen “Kësulëkuqja” në Teatrin e Kumanovës, e cila u shfaq në shtator.
Dramatizimi i “Kësulkuqës” është i Sasho Kostovskit, ndërsa muzika e Jovan Cvetkoviqit. Në shfaqje marrin pjesë Aleksandra Mihajllovska, Nikica Jankovski, Matej Stojkovski, Vlladanka Krstevska dhe Anastasia Veliçkoviq.
Shfaqja për fëmijë “Kësulëkuqja” nga janari do të vihet në skenën e vogël në Qendrën e Kulturës në Kumanovë.