Për Ministren e Kulturës reagimet për Programin vjetor janë të zakonshme, më e rëndësishme është që projektet të sjellin cilësi të re dhe skenë më të pasur kulturore

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel, foli për reagimet pas rezultateve të konkursit vjetor për projektet e mbështetura me interes nacional në kulturë për vitin 2024 dhe theksoi se ajo nuk i përjeton si skandale reagimet, përkundrazi, beson se programi sjell cilësi të re në pasurimin e skenës kulturore në vend.

“Këto konkurse janë mënyrë bazë e financimit të institucioneve nacionale të kulturës dhe lehtësojnë financimin e përdoruesve të tjerë, të cilëve përveç mbështetjes financiare, u sigurohen edhe rrethana të tjera lehtësuese për realizimin e projekteve”, sqaroi ministrja.

Kostadinovska-Stojçevska përsëriti se reagimet janë të zakonshme, por këtë vit nuk pajtohet me nivelin e diskutimit rreth programit dhe shtoi se pritet debat publik sepse që nga viti 2017 rezultatet janë publikuar në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, sa i përket emrit të projekti, bartësit dhe shumës së fondeve, ndryshe nga e kaluara kur publikohej vetëm lista e projekteve të mbështetura.

Disa nga komentet e publikut i referoheshin edhe kritikave të anëtarëve të komisioneve të ekspertëve që vlerësojnë dhe përzgjedhin projektet, për të cilat Kostadinovska-Stojçevska shprehu keqardhjen që edhe ata janë të ekspozuar ndaj vlerësimeve jo të duhura nga publiku, edhe pse janë personalitete të dëshmuara nga shkencat sociale dhe humaniste.

“Në komisione ka më së paku anëtarë partiakë. Ata janë të përbërë nga profesionistë që kanë pjesëmarrjen e tyre në kulturë dhe menaxhim dhe përmbushin një nga kushtet që kemi pasur, që është të mos përsëriten emrat e njëjtë në vitet e fundit”, tregoi ministrja për procedurën se si anëtarët i zgjidhen komisionet.

Ajo shpjegoi aplikimet lidhur me pjesëmarrjen e ansambleve të dramës shqipe nga shteti në një festival në Prishtinë të Kosovës. Shtoi se është festival rajonal, vendi i të cilit ndryshon çdo vit, ndërsa tjetri do të mbahet në Shkup.

Lidhur me reagimin e publikut për reduktimin e buxhetit për “Takimet e Racinit” në Veles, Kostadinovska-Stojçevska sqaroi se në kriteret e konkursit të dedikuar për manifestime me traditë, qartë thuhet se kush mund të ketë më shumë mbështetje financiare.

“Për herë të parë këtë vit një shoqatë ka aplikuar për “Takimet e Racinit”, për dallim nga 60 vitet e kaluara kur manifestimi ishte organizuar nga Komuna e Velesit. Në njërin nga kriteret, shihet qartë se organizata që do të paraqitet në konkursin për organizimin e një eventi të caktuar duhet të ketë dëshmi se ka organizuar këtë lloj eventi të paktën prej pesë deri në shtatë vjet. Madje, kësaj shoqate i është dashur të punësojë edhe tre bashkëpunëtorë të jashtëm. Që do të thotë se nuk tregon as kapacitetin që vetë shoqata kishte organizuar ndonjëherë këtë lloj manifestimi, por Komuna e Velesit në vitin 2023 ia delegoi përgjegjësitë kësaj shoqate lidhur me organizimin e manifestimit. Aty thuhet vetëm se komuna dëshiron të heqë dorë nga organizimi i “Takimeve të Racinit”, apo se ka motiv tjetër që të delegojë një ngjarje kaq të rëndësishme që të organizohet nga një shoqatë e cila sipas portofolit të saj nuk i plotëson kërkesat për të “, shpjegoi ministrja arsyen pse shoqata e Velesit ka marrë shumë më të vogël për projektin.

Jashtë Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës, Kostadinosvaka-Stojçevska, e pyetur për sallën Universale, tha se ndërtimi vazhdon sipas projektit të rishikuar të marrë së bashku me dokumentacionin për marrjen e së drejtës për rikonstruksionin e objektit.

“Projekti që është dorëzuar në Ministrinë e Kulturës është shqyrtuar nga komisioni i ekspertëve dhe është vlerësuar se i ka të gjitha mendimet e nevojshme, dhe ai projekt i rishikuar ka futur ndryshime për ndërtim dhe me të gjitha mendimet pozitive për vazhdimin e rikonstruksionin”, përfundoi ministrja e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе