Programi OFF i PRO-ZA Balkan: Shfaqja e „Karaula” për nder të Rajko Grliq

од admin_kult

Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar Letrar “PRO-ZA Balkan” do të mbyllet sonte në Kinematekë me shfaqjen e filmit „Karaula” të regjisorit Rajko Grliq.

Rolet në film, që është xhiruar në lokacionin në Manastir dhe në Parkun Nacional të „Galicicës“ mbi liqenin Ohrit, i interpretojnë Toni Gojanoviq, Sergej Trifunoviq, Emir Haxhihafizbegoviq, Verica Nedeska, Bogdan Dikliq, Petar Arsovski e të tjerë.

Në Festivalin e Filmit në Pula, Emir Hadzihafizbegovic fitoi “Arena e Artë” për aktorin më të mirë kryesor. Në Festivalin e Filmit në Trst në 2007, filmi mori çmimin e publikut dhe regjisori Rajko Grliq u nominua për çmimin “Golden Shell” në Festivalin e San Sebastian. Në Festivalin e Filmit në Festroja të Portugalisë, Grliq mori katër çmime, si dhe çmimin FIPRESCI.

Pas shfaqjes do të ketë seancë pyetje-përgjigje me Gliq, i cili është mysafir në festival, ndërsa bisedën do ta udhëheq Aleksandar Prokopiev.

Organizator i festivalit është „Prozart Media”. Mbështetësit e „PRO-ZA Balkan” janë: Ministria e Kulturës, “Traduki”, Qendra Kulturore Turke „Junus Emre”, Qyteti i Shkupit, Qendra Kulturore dhe Informative e Bullgarisë në Shkup, Ambasada e Sllovenisë, Instituti Francez në Shkup, Kinemateka, Galeria Kombëtare, SPONA.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе