Opera dhe Baleti Kombëtar i Maqedonisë së Veriut mysafir në Festivalin e Teatrit Muzikor të Sofjes

од admin_kult

Me shfaqjen e baletit “Zonjat nga Avinjoni”, Opera dhe Baleti Kombëtar, nesër më 8 korrik (e premte) në orën 21:00 në skenën në parkun e Akademisë Ushtarake në Sofje, do të jetë mysafir në suaza të Festivalit të Sofjes në Teatrin Muzikor të Sofjes.

Regjisorja dhe koreografja e shfaqjes është Olga Pango. Performojnë Aleksandra Mijalkova, Mimi Pop-Aleksova Atanasovska, Ivana Kocevska, Sasha Evtimova, Hristina Naqevska, Miroslav Mitrashinoviq, Balazh Lashei, Agim Baftii dhe Endru Kuk.

Libreti dhe dramaturgjia janë të Sasho Dimoskit, muzika është e Kaliopi Bukle, ndihmës të koreografit janë Goran Bozhinov, Sasha Evtimova, ndërsa kostumografi Rade Vasilev. U përdorën elemente skenografike nga oper „Nusja e Dragoit” – skenografi Valentin Svetozarev.

Festivali i Teatrit Muzikor të Sofjes mbahet nga 24 qershor deri më 17 korrik të vitit 2022.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе