Oliver Musoviq ekspozon në Maribor

од admin_kult

Në galerinë K18VD-30 – hapësira ekspozuese e Pallatit historik Vetrinj në Maribor të Republikës së Sllovenisë, sot më 15 dhjetor në ora 19:00 do të jetë ekspozita e 20-të vetjake e artistit Oliver Musoviq, me titull “Pushime të programuara aktive: Mini Golf”.

Ekspozita është rezultat i qëndrimit një mujor të Musoviq në rezidencën programi për artistë “Dhomë e misafirëve Maribor” i Shoqatës Furra buke Magdalena Rrjeti  Maribor.

Në kuadër të ekspozitës do të prezantohen vepra të reja, të pa ekspozuara më parë –

dy seri fotografike, të realizuara në Ohër (2019-2022) dhe në Maribor, Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 janar 2023.

Oliver Musoviq ekspozoi në mënyrë të pavarur në Maqedoni, Zvicër, Slloveni,Serbisë, Australisë dhe Malit të Zi. Mori pjesë në ekspozita të shumta grupore të artit bashkëkohor në mbarë botën. Ai gjithashtu mori pjesë në qëndrime rezidenciale në

Gjermani, Republikën Çeke, Zvicëe, Kore, SHBA dhe të Francës. Janë të përfaqësuara veprat e tij në disa koleksione publike dhe janë botuar në disa botime – recensione të artit bashkëkohor nga botuesit më të rëndësishëm të letërsisë artistike në botë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе