“Nuk do të jetë fundi i botës”, shfaqja bashkëprodhuese e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut, Peripetija Production – Shkup dhe Teatrit Ushtarak të Sarajevës SARTR – Sarajevë sonte do të jetë pjesë e Takimeve Ndërkombëtare Teatrore Distrikti Brcko në B e H.
Në programin zyrtar të festivalit, i cili ka nisur më 20 tetor dhe do të përfundojë më 28 tetor, përveç teatrit tonë janë përfshirë edhe teatro nga rajoni.
Siç njoftoi ekipi i MNT-së, takimet teatrore në Bërçko u themeluan 49 vjet më parë dhe në traditën e tyre gati gjysmë shekullore, takimet ndryshuan rregullat dhe propozimet për organizimin, produksionin, strukturën e vlerësimit dhe ndarjes së shfaqjeve dhe individëve, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së shfaqjeve.