Nga sot deri më 28 shtator do të mbahen Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore

од admin_kult

Me ekspozitën „Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore në Ballkan”, që do të hapet sot (22 shtator) në ora 11:30 në Muzeun e Maqedonisë së Veriut, nisin aktivitetet në suaza të manifestimit „Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore”.

Tridhjetë muze, shoqata qytetare, shkolla dhe institucione të tjera nga katërmbëdhjetë qytete dhe vendbanime të shtetit tonë do të prezantojnë përmbajtje të ndryshme kulturore deri më 28 shtator, përmes të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkohet përkujtimit të temës së përbashkët evropiane – „Trashëgimia e qëndrueshme”.

Muzeu i Maqedonisë së Veriut, si koordinator i programit kombëtar, sqaron se tema fokusohet në rolin aktiv të komuniteteve që ndërtojnë një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të sigurt për trashëgiminë evropiane, në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve që ato sjellin.

„Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, si nismë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, janë ndër ngjarjet kulturore më të festuara në Evropë. Mbi 50 mijë evente që do të zhvillohen këtë vit në të gjithë kontinentin, synojnë të njohin vlerën e trashëgimisë së përbashkët europiane dhe nevojën e ruajtjes së saj për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, thekson ky institucion kombëtar. Nga aty, shtojnë se në muajin shtator në të gjithë Evropën zhvillohen një sërë aktivitetesh (ekspozita, punëtori, performanca, vizita të organizuara me ciceronë) të cilat promovojnë trashëgiminë e qëndrueshme, ndërsa theksojnë rëndësinë e pasurive natyrore dhe biodiversitetit.

Lidhje me video-animacionin për Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore https://nextcloud.scienseed.com/index.php/s/nsqz75W4LQ6wX9m

, përgatitur nga koordinatori evropian dhe dubluar në gjuhën maqedonase.

LINK i Programit

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе