Në sallën e Filarmonisë sot (22 shtator) në ora 20 do të mbahet koncerti „Transcedencë për 4 piano” nga pianistët Dunja Ivanova, Janinka Nevçeva, Iva Damjanovski dhe Marijana Nikolovska.
– Projekti „Transcedencë për 4 piano” përfaqëson shkrirje të tingullit modern dhe atij klasik. Gërshetimi i minimalizmit me mënyrën e përsëritur që krijon një ambient elektronik dhe kthimi në rrënjët e historisë muzikore, barok, do t’i sigurojë audiencës një rrugëtim unik muzikor. Për herë të parë në skenën muzikore maqedonase, dëgjuesit do të kenë mundësinë të dëgjojnë një performancë të veprave të destinuara për 4 piano, estetikë gjithë natës në prizmin e autorëve të muzikës bashkëkohore Rajh, Kaldini, Shonenbik dhe themeluesi i mendimit muzikor Johan Sebastian Bah – njoftojn nga Filarmonia.