Nga krasitja e vreshtave: Ne jemi sinonim i verës cilësore kurse qilarët tonë janë ambasadorë të vërtetë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska, duke i uruar Shën Trifunin, festën e vreshtarëve dhe prodhuesve të verës, theksoi se Maqedonia e Veriut është sinonim i verës cilësore, e cila është traditë e jona kurse qilarët tonë, siç tha ministrja, janë ambasadorë të vërtetë në shumë vende mbarë botën.

“Ne dimë të respektojmë punën e vreshtarëve të cilët me zell dhe përkushtim krijojnë verëra të njohura që përfundojnë në tregjet evropiane dhe botërore, pikërisht për këtë jemi sot këtu”, shtoi Kostadinovska-Stojçevska, e cila mori pjesë në krasitjen tradicionale të vreshtave për nder të festës së vreshtarëve, së bashku me ministrin e bujqësisë, Lupço Nikollovski, kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe përfaqësuesit e qilarëve të Maqedonisë.

Gjatë vizitës në qilarin Marena, në rajonin e Tikveshit, u theksua përkrahja e shtetit ndaj fermerëve dhe punës së tyre, përmes së cilës verërat maqedonase u bënë të njohura jashtë kufijve.

“Me urimet e mia për festën, kultivuesve u uroj vreshta të plota dhe rritje të prodhimit të verës cilësore, e cila jam e sigurt se do të jetë shumë konkurruese në tregun evropian dhe atë botëror. E di që vera maqedonase në të ardhmen do të jetë krenaria e traditës sonë”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ngjarja e krasitjes së vreshtave u organizua bashkërisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe qilarëve familjare maqedonase.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе