Në mbrëmje në Teatrin e Komedisë do të luhet shfaqja “Anatomia e pabesisë”

од admin_kult

Shfaqja “Anatomia e pabesisë” me regji të Aleksandra Kardalevskës do të luhet në Teatrin e Komedisë në mbrëmjen (28 shkurt) në ora 20:00.Autor i tekstit është Valentin Krasnogorov, dramaturg Darko Jan Spasov, kostumografe Ivana Karanfilovska, Luajnë edhe Zhaklina Petrovska dhe Toni Denkovski.“

Përmes disa shfaqjeve të veçanta, në të cilat të njëjtët aktorë interpretojnë personazhe të ndryshëm, shfaqja flet për tradhtinë, martesën dhe marrëdhëniet e dashurisë mashkull-femër në përgjithësi. Personazhet në të gjitha njëaktëshet vendosen në situata paradoksale dhe vetë skena, duke ndërthurur dy situata kontradiktore, përfaqëson oksimoron që e shpreh vetë pabesinë si kënaqësi të dhimbshme, pra ndjesi të këndshme që krijon probleme. Në atë mënyrë, shfaqja luan në vijën e hollë të sarkazmës dhe absurditetit, duke krijuar situata humoristike dhe dramatike njëkohësisht”, thotë regjisorja Aleksandra Kardalevska.

Biletat janë të qasshme në e Teatrit Komedia dhe online në www.online.teatarkomedia.mk

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе