Ministria e Kulturës:Pagat e harmonizuara me pagën minimale do të sjellin rezultate më të mëdha në kulturë

од admin_kult

Në 100 ditët e para të kësaj përbërje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Kulturës vazhdon që t’i zbatoj politikat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe për mbajtjen e përmbajteve artistike në nivel të lartë, në nivel institucional dhe joinstitucional.

Në pjesën normative, me diskutimin e sotshëm publik për Propozim-logjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të drejtat e përafërta, rrethohet propozim-teksti që është harmonizuar me direktivat e BE-së dhe vazhdon në procedurë qeveritare dhe parlamentare për miratimin e tij.

Në kërkesë të publikut kulturor më të gjerë, është tërhequr Propozim-ligji për realizimine interesit publik në kulturë dhe ështëformuar grupi punues që do të punojë në avancimin  propozim-tekstit, me qëllim të implementimit të vërejtjeve dhe krijimin e ambientit të favorshëm për realizimin e veprimtarive kulturore.

Për zbatimin e pandërprerë sipas udhlzimebe të UNESKO për ruajtjen e Rajonit të Ohrit, është formuar përmbajtja e re e Komisionit Kombëtar për UNESKO si dhe Këshilli Kombëtar për trashëgiminë kulturore.

Prezantimi ndërkombëtar i vendit përkrahet me kujdes të veçantë përmes përmbajtjeve në qendrat kulturo-informative jashtë Maqedonisë së Veriut dhe me praninë e festivaleve të mëdha, siç ishte ekspozita e fundit e suksesshme e Bienales së Artit në Venecia.

Për investime kapitale janë ndarë 536 milionë denarë, ndërsa po punohet në ndërtimin e objekteve të reja dhe rindërtimin e të vjetrave, siç janë: Teatri Turk; Teatri dhe Biblioteka në Tetovë; qendrat kulturore në Kumanovë dhe Prilep; Rikonstruksioni i kulmeve të MSU dhe NUB „Sh. Kliment Ohridski”, dhe në fazën përfundimtare janë projektet për rindërtimin e objekteve të Muzeut të Maqedonisë së Veriut dhe „Stacionit të Vogël”.

Në këto 100 ditë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut i harmonizoi pagat në kulturë me pagën minimale, që rezultoi me valorizimin e duhur të mundit të punëtorëve dhe artistëve.Ministria e Kulturës dhe Qeveria janë të bindura se kjo premton prodhim të lartë, mbrojtje të shtuar të trashëgimisë kulturore dhe rezultate të larta në kulturën e institucionalizuar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе