Mesazhe për të shënuar Ditën Botërore të Vallëzimit – 29 Prill

од admin_kult

Më 29 prill do të shënojë Ditën Botërore të Vallëzimit në mënyrë digjitale, në bashkëpunim me balerinën, koreografin dhe mësuesen e baletit Olga Pango, e cila është autore e mesazhit të sivjetmë të Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore e Vallëzimit.

Siç informon Qendra Maqedonase e Institutit Ndërkombëtar të Teatrit PRODUKSION, Pango thotë: “Vallëzoni, vallëzoni dhe vetëm vallëzoni!”. Ajo nxit që të kërcejnë çdo ditë, t’i mësojnë fëmijët të kërcejnë dhe të jenë të lumtur dhe të ndihmojnë të moshuarit dhe të pafuqishmit të lëvizin trupin e tyre për t’u ndjerë më mirë.

– Të shkruash, të flasësh dhe të jetosh vallëzimin është privilegj që e kanë vetëm ata që ngulmojnë në rrugën e këtij arti të mrekullueshëm që do të thotë jetë. Kërcimi është mënyrë shprehjeje, komunikimi, dashurie dhe investimi vetëmohues në trup si instrument që krijon muzikë perfekte që mund të vizuelizohet. Vallëzimi është urë që ne përdorim për të kaluar nga njëra anë në tjetrën: nga më e errëta në më e ndritshme, nga injoranca në njohuri. Bukurinë që e jetojmë në të gjitha format e saj, thuhet në mesazh.

Mesazhi botëror është nga Kang Su-JIN nga Koreja e Jugut balerinë dhe drejtoreshë artistike e Baletit Kombëtar të Koresë së Jugut.

-Katastrofa e ashtuquajtur KOVID-19 e ndali jetën në të cilën ishim të lirë,duke parë nga ky këndvështrim (ishim më të lirë), ndër të tjera, kjo tragjedi na bëri të mendojmë për kuptimet e „vallëzim” dhe „valltarët”. Në të kaluarën e largët vallëzimi ishte shprehja kryesore komunikuese, fjalë të shprehura me gjeste; kërcimi, duke u kthyer në artin e performancës, lëviz shpirtrat dhe frymëzon publikun. Vallëzimi është art i momentit dhe është e vështirë ta kthesh atë në formën dhe e tij origjinale kur të mbarojë, sepse krijohet me gjithë trupin dhe shpirtin. “Vallëzimi krijohet në momente kalimtare, ai përcakton që kërcimtarët të jenë përgjithmonë në lëvizje”, thotë Kang Su-Jin.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе