Me programin “Paralelet”, fillon edicioni i 20-të i “Tanc Fest” Shkup 2024

од admin_kult

Edicioni i 20-vjetorit të festivalit ndërkombëtar “Tanc Fest Shkup 2024” fillon me shfaqjen e baletit modern “Zonjat e Avignonit”, një nga produksionet më të shquara në skenën e fundit të baletit maqedonas, në orën 20:00 në Operën dhe baletin nacional.

Në festivalin, i cili realizohet nën moton “Gjallë: nga lëvizja në virtuozitet – 20 vjet ekselencë në kërcimin modern”, do të prezantohet programi “Paralelet”, i cili përfshin tre koreografi moderne të autorëve vendas dhe përmes tij bashkëpunimin mes festivalit dhe OBN-së.

Baleti modern “Zonjat e Avignon” është me muzikë të Kaliopit, Olga Pango është koreografe, Sasho Dimoski është autor i libretit, Valentin Svetazarev është skenograf kurse Rade Vasilev kostumograf.

Më 16 prill, programi “Paralele” do të pasohet me shfaqjen “Saga” e koreografit Risima Risimkin, me muzikë të Toni Kitanovskit, skenografi të Matea Mijanoviqit dhe kostume të Bllagoj Micevskit. Më 23 prill në skenën e OBN-së do të shfaqet triptiku i baletit “Lutjet e trupit tim”, kreator origjinal i të cilit është kostumografi Aleksandar Noshpall, ndërsa dramaturge Sonia Zdravkova-Xheperoska. Koreografitë janë “Lindja” nga Ivana Kocevska, me muzikë të Daria Andovska; “Ndërthurja” nga Adriana Dançevska, me muzikë të Aleksandar Grozdanovskit dhe “Voznes” të Sasha Eftimovas, me muzikë të Aleksandar Pejovskit.

Festivali do ta shënojë përvjetorin më 30 prill në skenën e TKM-së dhe do të mbyllet me yllin koreografik botëror Murad Merzuki më 17 maj në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.

Edicioni përvjetor i festivalit mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе