Edicioni i pestë i festivalit “Buzë Vardarit Jazz 2024” realizohet për nder të Mirko Popov

од admin_kult

Nga data 20 deri më 27 prill do të mbahet edicioni i pestë i “Buzë Vardarit Jazz”, festival ky që rrjedh nga dashuria e madhe dhe puna e përkushtuar e Mirko Popov dhe Vlladan Drobicki për integrimin e autorëve dhe interpretuesve nga skena muzikore maqedonase në sferën e xhazit, muzikës botërore dhe asaj bashkëkohore.

– Me nder të madh, “Buzë Vardarit Jazz Festival 2024” realizohet për nder të Mirko Popovit, vizionar, iniciator, kurator dhe organizator i festivalit dhe i gjithë aktivitetit muzikor që lidhet me punën e “PMG Jazz”- njofton organizatori.

Programi do të zhvillohet në 3 mbrëmje dhe do të realizohet në Filarmoninë naconale dhe në qendrën kulturore arsimore “Laborator”.

Më 20 prill ora 21:00 në qendrën kulturore arsimore “Laboratori” do të performojë “Cobalt Code Unit”. Më 23 prill në ora 20:00 në Filarmoninë publiku do të ndjekë projektin muzikor-poezik “Era e pemëve të blirit” nga Dunja Ivanova me koncert për piano dhe Tina Ivanova, si autore e tekstit dhe naratore e një tregimi të lidhur në kujtimet e Popovit. Menjëherë pas orës 21:00 do të mbahet koncerti i Big Band-it me muzikë të Kire Kostovit. Më 27 prill në “Laboratorium”, mbrëmja do të fillojë me koncertin e “Shoqërisë së Lirë Maqedonase”, në orën 22:00 fillon shfaqja e “Poetronika”.

“Buzë Vardarit Jazz Festival 2024” mbështetet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе