“Lart në Tokën e askujt” – ekspozitë vetjake e Sashe Bllazheskit

од admin_kult

Në Galerinë Kombëtare NU, në objektin e Hamamit Çifte, do të hapet ekspozita personale e Sasho Bllazeskit me titull “Lart në Tokën e askujt”.

“Pikturat nga cikli Lart në Tokën e Askujt nga Sasho Bllazheski, të realizuara në një teknikë të kombinuar – vaj, akrilik dhe kolazh në pëlhurë dhe vaj në najlon, megjithëse ato janë disi pak a shumë të ndërlidhura me përkufizimet e ndryshme të termit, edhe I referohen në mënyrë specifike realitetit të sotëm “të ri” mbi gjendjen e individit në botë që është e askujt dhe e të gjithëve. Periudha kohore në të cilën autori fillon këtë cikël përkon me mbretërimin e krizës së koronës në botë, gjendjen e shoqërisë në nivel global gjatë një izolimi pandemik dhe social, ndikimin e informacionit të panumërt në gjendjen mendore të një personi dhe anasjelltas, në drejtim të shkatërrimit tendencioz të individualitetit”, thotë Maja Çankulovska-Mihajlovska në një fragment nga teksti i katalogut.

Sasho Bllazheski ka lindur në vitin 1980 në Ohër, ku edhe jeton dhe punon. Ai u diplomua në vitin 2006 në Universitetin e Arteve Figurative në Bukuresht, Rumani. Ka mbajtur katërmbëdhjetë ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në ekspozita të shumta grupore në Gjermani, Rumani, Suedi, Japoni, SHBA, Kanada, Itali, Bullgari. Veprat e tij gjenden në koleksione private në Norvegji, Afrikën e Jugut dhe Rumani.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе