-Si ministre e Kulturës dhe si individ individ gjithmonë udhëhiqem nga fakti se çdo gjë që është e mirë duhet të vazhdojë të jetë e mirë.Kështu edhe unë, kam ruajtur vazhdimësinë në të gjitha arritjet e mira të paraardhësve të mi sepse në ato punë të mira është investuar shumë mund dhe shumë kohë dhe shumë para,- tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Forumin e sotëm “100 ditë nga mandati i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u mbajt në Operën dhe Baletin Kombëtar.
Duke iu referuar arritjes së Ministrisë e Kulturës në këto 100 ditë, në panelin e tretë me ministrat,Kostadinovska-Stojçevska potencoi se edhe në këto 100 ditë kanë vazhduar politikat e mira për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe për mbajtjen në nivel të lartë të përmbajtjeve artistike në nivel institucional dhe joinstitucional.
„Edhe në këtë kohë më shumë stuhi – i kemi harmonizuar pagat në kulturë të cilat tani janë në nivel të denjë, dinjitoz- theksoi Kostadinovska-Stojçevska. Duke rikujtuar se realizimi i projekteve të mbështetura me Programin Vjetor është në vazhdim e sipër, Kostadinovska-Stojçevska tha se janë realizuar konkurse për mbështetje të artistëve të pavarur dhe për kuadro deficitare dhe paralajmëroi hapjen e Konkursit për afirmimin e gjuhës moderne maqedone.
Kostadinovska-Stojçevska iu referua aktiviteteve të realizuara në fushën e kulturës në 100 ditët e fundit, realizimin e projekteve kapitale, përfaqësimet ndërkombëtare në vend… Ajo bëri të ditur se Ministria e Kulturës vazhdon të punojë për hapjen e qendrave të reja kulturore informative në rajon dhe tha se kanë filluar përgatitjet për realizimin e Programit të Ditëve të Kulturës maqedone në Pragë, gjatë presidencës së Republikës Çeke me Bashkimin Evropian.
Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska shprehu besimin se kultura do të shkëlqejë plotësisht, pas dy viteve të pandemisë.
Në forum fjalim mbajti edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, që pastaj u mbajt panel seancë me kryeministrin, e më pas me zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Në Forum morrën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, odave tregtare, organizatave të qytetarëve, institucioneve, mediave.