Kostadinovska-Stojçevska: Vendi ynë ka 30 vjet që është pjesë e familjes IKROM, që i kushtohet studimit, ruajtjes dhe restaurimit të pasurive kulturore

од admin_kult

Maqedonia e Veriut shënon me krenari tre dekada bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Mbrojtjes dhe Restaurimit të Trashëgimisë Kulturore, e njohur si IKROM.

E themeluar në vitin 1956, IKROM është lider global i përkushtuar ndaj studimit, ruajtjes dhe restaurimit të pasurive kulturore. Në misionin e tij për të mbrojtur trashëgiminë kulturore për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, IKROM trajnon dhe fuqizon profesionistët, institucionet dhe vendet anëtare me njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur trashëgiminë botërore.

Që 30 vite vendi ynë është pjesë e familjes së përkushtuar për studimin, ruajtjen dhe restaurimin e pasurive kulturore. Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, duke uruar përvjetorin, theksoi se në vitin 1993 institucionet dhe shoqatat tona iu bashkuan rrugëtimit frymëzues, duke krijuar partneritet që pasuroi kuptimin tonë për konservimin dhe forcoi lidhjet tona me bashkësinë ndërkombëtare.

“Në këto 30 vite, një numër i madh i profesionistëve tanë kanë fituar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur thesaret tona kulturore. Projektet e përbashkëta me UNESCO-n dhe organet e saj këshilluese dëshmojnë për përkushtimin tonë në përballjen me sfidat moderne në mbrojtje”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska. Ajo shtoi se IKROM vazhdon misionin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën dhe ne konfirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për arritjen e qëllimeve të Qendrës Ndërkombëtare.

“Së bashku vazhdojmë të mbrojmë dhe promovojmë trashëgiminë tonë të jashtëzakonshme kulturore, duke inkurajuar kuptim dhe vlerësim më të thellë të historisë sonë të pasur”, thekson ministrja e Kulturës, e cila shprehu mirënjohjen e saj të përzemërt ndaj IKROM-it për mbështetjen e përhershme dhe besimin që në periudhën e ardhshme do të ketë arritje edhe më të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë kulturore që na bashkon të gjithëve.

“I urojmë ditën të gjithë atyre që punojnë në vijën e parë të ruajtjes së trashëgimisë, shkencëtarëve, konservatorëve, kuratorëve të muzeve, menaxherëve të lokacioneve, arkivistëve, studiuesve dhe arkeologëve, të cilët mbështeten në IKROM në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе