Kostadinovska-Stojçevska: Tek punëtorët e muzeve qëndron fuqia e ndryshimeve

од admin_kult

„Muzetë janë interpretues të së vërtetës sonë kulturore historike dhe bashkëkohore. Ato flasin për identitetin tonë kombëtar dhe çdo herë do të shërbejnë si  burim i njohurive të reja dhe do të ekzistojnë si qendër e përhershme dhe aktive për të mësuar në këtë shtet, por edhe jashtë tij. Ato janë thesari i së kaluarës sonë, përfaqësuesi më i dukshëm i parë, para çdo objektivi në vendin tonë”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostradinovska-Stojçevska në hapjen e ekspozitës “Festa për të gjallët dhe paraardhësit, perënditë dhe shenjtorët “ në Muzeun e Maqedonisë së Veriut.

Duke uruar Ditën e sotme Ndërkombëtare të muzeve, 18 maji, që këtë vit shënohet me temën „Fuqia e muzeve“, ministrja Kostadinovska-Stojçevska, shprehu falënderim për punëtorët e muzeve për përkushtimin e tyre, sepse, siç tha, tek ata qëndron fuqia e ndryshimeve.

„Falënderim për përkushtimin dhe dashurinë që përkujdeseni kundrejt kësaj pune fisnike që na mbron të gjithë neve, si dhe për jubileun- 20 vjet Komitet Maqedonas në mbrojtjen e Kaltërt. Kjo ditë është veçanërisht inspiruese për punëtorët e muzeve, por edhe për të gjithë sferën shoqërore, muzetë dhe puna juaj janë imazhi jonë përpara botës. Pavarësisht pasigurive dhe sfidave, thellë besoj se tek punëtorët e muzeve qëndron fuqia e ndryshimeve. Pres vit intenziv dhe të larmishëm përkushtuar transformimeve dhe progresit“, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

Paraprakisht, në organizimin e KNM IKOM në Muzeun e Maqedonisë së Veriut, u mbajt këshilli në temën „Fuqia e muzeve“, ku në prani të një numri të madh të profesionistëve të muzeve në vend, për të 14-tën herë u nda çmimi tradicional „18 Maj – Dita ndërkombëtare e muzeve“, për arritjet e veçanta të veprimtarisë muzeale për vitin 2021.   

Dita ndërkombëtare e muzeve, është krijuar nga këshilli Ndërkombëtar i muzeve (IKOM) në vitin 1977, me qëllim që të tërheqë vëmendjen e publikut për rëndësinë e rolit të muzeve në shoqëritë bashkëkohore.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе