Kostadinovska-Stojçevska: Të drejtën për rindërtimin e sallës Universale po e marrim nga Qyteti i Shkupit

од admin_kult

Në seancën e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për bartjen e të drejtës për rindërtim, zgjerim dhe ngritje të objektit të Sallës Universale nga Qyteti i Shkupit tek Ministria e Kulturës.

Qeveria e ngarkoi Ministren e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska që të përfundoj tekstin e dorëzuar të marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella ndërmjet palëve kontraktuese, e cila paraprakisht ishte harmonizuar për bartjen ekskluzive të së drejtës për rindërtim, në drejtim të ndryshimit të investitorit, në pajtim me vendimin e marrë nga këshilltarët në Qytetin e Shkupit.

“Ministria e Kulturës merr të drejtën për rikonstruksionin e Sallës Universale. I bëj thirrje organeve të qytetit të Shkupit që menjëherë të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin në Ministri që rindërtimi të vazhdojë sa më shpejt”, ka thënë ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska në profilin e saj në Facebook.

Pas një sërë iniciativash të ndërmarra nga Ministria e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska thekson se me Qytetin e Shkupit është arritur me sukses marrëveshje në përputhje me Vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili, siç thotë ajo, “e përfaqëson rrugën e duhur për të vazhduar rikonstruksionin në Sallën Universale”.

Me ndryshimin e pushtetit lokal, për dy vjet janë ndërprerë aktivitetet ndërtimore të Sallës Universale, ndërsa Ministria e Kulturës ka pritur gjatë që autoritetet lokale të zbatojnë vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit. .

“Ministria e Kulturës po bëhet investitore e Sallës Universale dhe pres që menjëherë të marrim të gjithë dokumentacionin nga Qyteti i Shkupit për të filluar përgatitjen e dokumentacionit projekto-teknik dhe financiar për rindërtimin e saj. Kultura nuk duhet të presë më”,  shkroi ministrja e Kulturës në profilin e saj në Facebook.

Pas lidhjes së kontratës dhe pas kthimit të mjeteve financiare në dispozicion nga llogaria e dedikuar e Qytetit të Shkupit për rindërtimin e objektit të Sallës Universale në vlerë prej 67 milionë denarë në llogari në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mjetet duhet të rishpërndahen në një normë shpenzimi në sektorin e Ministrisë për kulturë, përveç 30 milionë denarëve ekzistues të planifikuar për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2024.

Gjithashtu, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e burimeve financiare dhe pëlqimin për ndërmarrjen e detyrimeve të përdoruesve buxhetorë për tre vitet e ardhshme (2024, 2025 dhe 2026).

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе