Kostadinovska-Stojçevska: Shtëpia përkujtimore e Goce Dellçevit në Manastir në mënyrë të vazhdueshme po restaurohet

од admin_kult

Shtëpia përkujtimore e Goce Dellçevit në Manastir gjatë katër viteve të fundit në mënyrë intensive rinovohet,modernizohet dhe po punohet në rindërtimin e plotë të saj.

Përpjekjet për konservim dhe restaurim filluan në vitin 2016, kur u përpilua dokumentacioni i projektit për modernizimin e shtëpisë. Në vitin 2018 Ministria e Kulturës ka ndarë 250.000 denarë për realizimin e aktiviteteve të parashikuara, me të cilat është ndërruar komplet instalimi elektrik dhe janë ndërmarrë disa punë më të vogla në enterier, që sërish ka qenë në përputhje me shumën e mjeteve të ndara.

Më vonë në vitin 2019 nga Ministria përsëri janë siguruar 350.000 denarë, në vitin 2020 400.000 denarë, në vitin 2021 310.000 denarë dhe për vitin 2022 janë paraparë 400.000 denarë.

– Me të vërtetë më vjen mirë që çdo vit ndahen mjete për Shtëpinë Përkujtimore të Goce Dellçevit në Manastir dhe me atë bëhet restaurimi i vazhdueshëm dhe pres që shtëpia të jetë sërish e hapur për çdo vizitor. Është mendimi i tij „Unë e kuptoj botën si fushë për garë kulturore ndërmjet kombeve” që duhet të jetë e gdhendur në të gjithë ne sepse trashëgimia kulturore maqedonase duhet të kujdesemi për çdo ditë – theksoi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Me këto mjete deri tani është ndërruar konstruksioni i çatisë, punimet e drurit, fasada dhe tani po ndërmerren punimet në enterier të objektit.

Në këtë shtëpi Goce Dellçev qëndroi në vitin 1901 në shtëpinë e kryetarit të atëhershëm të Komitetit Rajonaë të VMRO-së në Manastir, Mihail Rakixhiev. Në Manastir qëndroi dy muaj dhe gjatë kësaj kohe në burgun e Manastirit e vizitoi Dukën Damë Gruev dhe ka realizuar takkime me anëtarë të tjerë të shquar të organizatës revolucionare. Me t’u larguar, në shenjë mirënjohjeje, ai i dha një armë Rakixhievit, e cila u përcoll si relike gjeneratë pas gjenerate dhe në fund përfundoi si gjë ekspozuese me vlerë në Shtëpinë Përkujtimore.

Shtëpia përmbante dy hapsira ekspozuese me sipërfaqe të përgjithshme prej 37 metrash katrorë. Njëra kishte dokumente dhe fotografi të veprimeve të dukës, dhe në tjetrën, ku Dellçevi mbante takime, enterieri mbahej në gjendjen e tij origjinale. Aty ishte edhe sixhadeja e qëndisur me rruaza shumëngjyrëshe, të cilën Rakixhievit ia dhanë si kujtim nga të burgosurit politikan në burgun qëndror të Manastirit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе