“Drita” quhet koncerti i Orkestrës Filarmonike që do të mbahet mbrëmjen e 4 prillit, në orën 20:00, në të cilin violinisti Stanko Madiq (Serbi/Gjermani), koncertmaster i Orkestrës së Radios së Munihut do të interpretoj si solist.
Madiq do të interpretojë Koncertin për violinë dhe orkestër nr. 1 “Drita e largët” e kompozitorit letonez, Peteris Vasks.
Dirigjent do të jetë maestro Oliver Balaburski, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në Kanada dhe do të dirigjojë me Filarmoninë Kombëtare pas një pauze të gjatë. Sot në mbrëmje, së bashku me orkestrën e Filarmonisë dhe maestro Balaburski, do të ekzekutohet Simfonia nr. 4 në Ef mol, Op. 36 nga Petar Iliç-Çajkovski.