Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot ka qëndruar për vizitë pune në Komunën e Krushevës, ku ka takuar kryetarin e komunës Tome Hristoski dhe ka vizituar disa nga institucionet nacionale kulturore.
Kostadinosvka-Stojçevska dhe Hristoski shqyrtuan gjendjen aktuale në kulturë dhe diskutuan për rezultatet e arritura nga investimi në këtë sektor, i cili është një nga më të rëndësishmit për promovimin e qytetit.
Ministrja e Kulturës tha se Krusheva dhe vetëqeverisja lokale dinë të vlerësojnë fuqinë e kulturës, andaj janë përfshirë në prioritetet për mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, e cila investon në ndërtimin dhe rinovimin e infrastrukturës kulturore.
– Për banorët e Krushevës viti 2023 është vit jashtëzakonisht i suksesshëm, në të cilin janë investuar gati 10 milionë denarë për ngjarje kulturore, shfaqje, koncerte, ekspozita që e prezantonin qytetin si qendër kulturore dhe turistike të këtij rajoni të vendit. 120 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit e shënuam denjësisht në kuadër të manifestimit “Krusheva, qytet i kulturës 2023”, të cilin e përkrahëm me 3,4 milionë denarë, ka deklaruar ministrja e Kulturës.
Ministrja e Kulturës në xhiro nëpër institucionet nacionale, me drejtoreshën e Muzeut historik Tana Toma, veçoi projektet më domethënëse me të cilat Ministria e Kulturës e mbështeti këtë institucion nëpërmjet Programit vjetor si dhe “Shtëpisë përkujtimore të Todor Proeskit” ku u bisedua për shkallën e realizimit të projekteve të financuara në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, për të cilat vitin e kaluar janë investuar rreth një milion e gjysmë denarë.
– Komuna me histori, traditë dhe kulturë të pasur ishte edhe përfituese e Programit për grante kapitale në fushën e kulturës për njësitë e vetëqeverisjes lokale, nga e cila Krushevës i ndamë gati 1,2 milionë denarë për skenë montuese. Kjo është vërtetim se me projekte dhe ide të mira realizohen me sukses nevojat dhe interesat e qytetarëve, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës së saj të punës në Krushevë vizitoi “Shkritoren” dhe “Dhomën përkujtimore të Vasil Iljoskit”, e cila po ashtu u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe u takua me u.d drejtori i institucionit të sapoformuar I.N “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”.