Projekti “Inter spem et metum/Mes shpresës dhe frikës”, i autores Sllavica Janeshlieva dhe NGM, përfaqësuese e sivjetme e Bienales së artit në Venecia

од admin_kult

Projekti “Inter spem et metum/Mes shpresës dhe frikës”, i autores Sllavica Janeshlieva, është zgjedhur si përfaqësues zyrtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ekspozitën e 60-të ndërkombëtare të artit në Venecia në vitin 2024.

Kuratore e projektit është dr. Ana Frangovska ndërsa komisionere dr. Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e Galerisë nacionale të Maqedonisë së Veriut.

Në sqarimin e komisionit të ekspertëve në Ministrinë e Kulturës, në përbërje Stanko Pavleski (artist figurativ), Zoran Petrovski (historian i artit) dhe Luan Zenku (artist figurativ) thuhet se: “Projekti është dypjesësh. instalimi hapësinor në të cilin Janeshlieva ndërton (auto)metaforë lirike poetike të nxitur nga një jehonë ndjenjash nga një personazh i vetëm nga fabula “Rosa e shëmtuar” nga H. K. Andersen, duke vënë përballë një grup të veçantë imazhesh relacionale – reflektime pasqyre, të përmirësuara me imazhe të njëkohshme të regjistruara dhe të projektuara “live” – pamje këndore të personazhit të tij – figura para pasqyrave, të plotësuara nga melodi e njohur për fëmijë nga vitet ’40-50-ta amerikane të shekullit të kaluar, në frymën e fabulës së përdorur në tërësinë e mëparshme, duke vendosur ilustrativitetin e individit të qenit i huaj ose jo, në kuptimin më të gjerë të fjalës”.

Në Konkursin për financimin e projektit me interes nacional në kulturë nga fusha e veprimtarisë ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ekspozitën e 60-të ndërkombëtare të artit në Venecia në vitin 2024, organizuar nga “Bienalja e Venecias” (La Biennale di Venezia ), sivjet arritën edhe tre aplikacione për projektet “Inter spem et metum/Mes shpresës dhe frikës” nga autorja Sllavica Janeshlieva dhe Galeria nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u pranua dhe “Artiste e askujt” nga Vesna Stefanovska dhe “Kartolina nga margjinat: Shpalosja e jetëve, qëndresës dhe tregimeve të tjera” të Gjorgje Jovanoviqit, të cilat u refuzuan sepse nuk i plotësonin plotësisht kushtet dhe kriteret e konkursit.

Bienalja e artit e Venecias do të zhvillohet nga data 20.4. deri më 24.11.2024.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе