Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot vizitoi komunën e Demir Hisarit, e cila i përket rajonit ku kultura ka histori dhe traditë të thellë. Këtë e dëshmojnë aktivitetet në Qendrën e Kulturës “Ilinden”, ku funksionon Biblioteka “Petre M. Andreevski” kurse prej 80 vitesh folklorin e ushqen Qendra e Kulturës “Ilinden”.
Me drejtorin Sllavçe Veljanovski, ministrja e Kulturës ndau përvojat e zhvillimit të kulturës në këtë komunë, përmes përkrahjes që ka ky institucion lokal duke financuar programet në të gjitha fushat.
Kostadinovska-Stojçevska theksoi se Ministria e Kulturës ka ndarë një milion e njëqind mijë denarë për realizimin e ideve të të rinjve nga ky rajon që krijojnë në amatorizmin dramatik dhe në fushën letrare, si dhe për shoqatat e qytetarëve.
– Ministria e Kulturës vazhdon me mbështetjen për zhvillimin e kulturës në komunitetet lokale dhe po jep rezultate. Një histori suksesi nga kjo mbështetje është ngritja e “Dhomës përkujtimore të Radio Demir Hisarit” ku janë arkivuar pajisjet e vjetra nga radioja, fotografitë, materialet gazetareske të krijuara nga viti 1985 deri në vitin 2005 – tha ministrja e Kulturës.
Në Demir Hisar, Ministria e Kulturës në fushën e veprimtarisë muzeore, në vitin 2023 ka mbështetur edhe manifestimin, Shkolla Verore e Arkeologjisë, Arkitekturës dhe Artit në Demir Hisar.
Biblioteka, e cila mban emrin e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj maqedonas, “Petre M. Andreevski”, ka rol të madh për popullatën e këtij rajoni dhe këtë vit është përkrahur blerja e librave të ri, gjë që rrit interesimin e lexuesve dhe pasuron fondin prej mbi 40 mijë libra.
Gjatë vizitës në Demir Hisar, Ministrja e Kulturës u takua edhe me drejtorin e I.N “Ditët e Kongresit të Smilevës”, Vllatko Dellovski, me të cilin bisedoi për të ardhmen e institucionit të ri, i cili në nivel institucional vazhdon ta ruajë dhe afirmojnë ngjarjen historike të rëndësishme për popullin maqedonas dhe kujtimet e personazhit dhe veprës së Dame Gruevit.