Kostadinovska-Stojçevska nga Gostivari: Janë investuar mbi 10 milionë denarë në Qendrën e Kulturës “KAÇKM”

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, gjatë vizitës së sotme në Gostivar, vizitoi I.N. Qendrën për Kulturë “KAÇKM”, ku me menaxhmentin dhe punonjësit u diskutuan çështjet aktuale nga sfera e investimeve dhe punës së institucionit.

“Investojmë në infrastrukturën e objekteve kulturore. Për mirëmbajtjen e kësaj Qendre të Kulturës, nga viti 2018 deri në vitin 2022, Ministria e Kulturës ka investuar mbi 10 milionë denarë, me çka janë përmirësuar kushtet e punës së dy institucioneve që veprojnë në këtë objekt”, tha ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo shtoi se kjo shumë është dedikuar për ndërtimin e fasadës termoizoluese, ndërsa në periudhën e kaluar janë investuar edhe për përmirësimin e ambienteve të arkivës  në Qendrën e Kulturës, si dhe për përmirësimin e kushteve në të cilat punon I.N Teatri i Gostivarit.

Qendra për Kulturë “KAÇKM” nga Gostivari është institucion udhëheqës në fushën e kulturës në qytet, andaj ministrja e Kulturës theksoi: “Ne vazhdojmë të investojmë në renovimin e plotë të konstruksionit të kulmit përmes programit të Ministrisë së Kulturës, pasi që pjesa e dëmtuar është riparuar”.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës së saj në Qendrën e Kulturës deklaroi se Ministria e Kulturës mbështet projekte të shumta në fushën e kulturës, kryesisht përmes Programit Vjetor dhe në këtë mënyrë stimulon kreativitetin në të gjitha aktivitetet kulturore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministrja e Kulturës tha se zgjidhja e çështjes së ngrohjes në godinë është në fazë të avancuar, fonde që janë parashikuar në programin për vitin e ardhshëm, 2024. Si shembull pozitiv i funksionimit të dy institucioneve në një objekt, ajo vuri në dukje Qendrën “KAÇKM”, vend ku hapësira shfrytëzohet në mënyrë efikase në mënyrën më të mirë dhe shkëmbimi i përvojave sjell cilësi më të lartë për kulturën në qytet dhe në rajon.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе