Kostadinovska-Stojçevska me rastin e 100 vjetorit nga lindja e Çede Filipovski-Dame: Vendime të vështira në kohë të pasigurta marrin vetëm guximtarët

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila sot është për vizitë pune në Gostivar, mbajti fjalim në manifestimin me rastin e 100 vjetorit të lindjes së njërit prej heronjve dhe luftëtarëve më të mëdhenj maqedonas, Çede Filipovski – Dame, në sheshin e këtij qyteti.

Ministrja e Kulturës në fjalën e saj theksoi kontributin dhe sakrificën e Çede Filipovskit në rezistencën dhe luftën për çlirim nga pushtimi fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Para përmendores së heroit tonë kombëtar Çede Filipovski-Dame, nga Gostivari na kujtohet mesazhi se dinjiteti është i trimave dhe se trimat janë dinjiteti ynë, identiteti ynë, frymëzimi ynë. Vetëm trimat marrin vendime të guximshme në kohë të vështira dhe të pasigurta”, tha Kostadinovska-Stojçevska. Ajo shtoi se edhe pas 100 vjetësh nga lindja e tij dhe 78 vjet nga vdekja e tij e parakohshme, ne jemi krenarë të flasim për Çeden, i cili në moshën më pak se 20 vjeç kishte ndjenjë të pagabueshme lufte dhe guxim të jashtëzakonshëm për të sulmuar në të gjitha betejat. të vitit 1941.

“Me një guxim të tillë, në vijën e parë të frontit, në këtë ditë 79 vite më parë, ai hyri në betejën përfundimtare për çlirimin e Gostivarit. Në luftën e tij për liri dhe në idenë e tij për një Maqedoni të lirë, të gjithë qytetarët ishin të barabartë pavarësisht nga përkatësia etnike. Dhe kjo është madhështia dhe ajo që i bën njerëzit të mëdhenj”, theksoi ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës, të cilat ushqejnë raport të veçantë ndaj të kaluarës sonë antifashiste dhe ndaj të gjithë luftëtarëve, heronjve kombëtarë, çlirimtarëve tanë.

“Ne premtuam se ky vit 2023 do të jetë viti në të cilin do të restaurojmë të gjitha monumentet e Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo është ajo që ne bëjmë. Jam e kënaqur me qëndrimin e denjë të komunës dhe të banorëve të Gostivarit ndaj përmendores së Çede Filipovski Dame”, tha ministrja e Kulturës, e cila dërgoi urime me rastin e 18 Nëntorit, ditës së çlirimit përfundimtar të Gostivarit.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska vendosi lule të freskëta para monumentit të heroit kombëtar, i cili është krijuar nga skulptori Naso Beqarovski.

Festimi i 100 vjetorit nga lindja e Çede Filipovskit përfundoi me shfaqjen e një filmi të shkurtër kushtuar këtij heroi të rëndësishëm kombëtar, ku performuan grupi “Sherbet” si dhe shoqëria kulturore artistike “Vëllezërit Gjinoski” nga Gostivari.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе