Kostadinovska-Stojçevska me telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Meto Jovanovskit

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të njërit prej legjendave më të mëdha të aktrimit maqedonas, Meto Jovanovskit, ku përmend se ai ishte aktor me energji të fuqishme, me pamje dhe interpretim, që u bë shenjë dalluese e hapësirës filmike dhe teatrore maqedonase.

“Meto Jovanovski është legjendë e vërtetë. Largimi i tij nga skena e aktrimit është humbje e pazëvendësueshme për kulturën e këtij vendi, por rolet që ai na la janë arritje për t’u mbajtur mend. Meto ka krijuar  thesar të vlefshëm kulturor që na obligon ta ruajmë dhe ta afirmojmë si vlerë të interesit kombëtar”, ka shkruar në telegram Kostadinovska-Stojçevska.

Meto Jovanovski lindi në vitin 1946 në fshatin Pançarevë të Pehçevës. Në vitin 1971 diplomoi në Akademinë e Teatrit në Sofje të Bullgarisë dhe po atë vit u punësua në Teatrin e Dramës në Shkup.

Karriera e tij e aktrimit filloi në skenën e Teatrit Kombëtar në Shtip, ku interpretoi edhe para se të regjistrohej në studime. Që atëherë, në kohë shumë të shkurtër, Jovanovski u shqua si një nga artistët kryesorë të dramës në Maqedoni.

“Tatuazh”, “Para shiut”, “Uji i madh”, “Deri në Balçak”, “Mbijetesa”, “Gëzuar vitin e ri 49-të”, “Pjesa e tretë”, “Rruga më e gjatë”, janë pjesë e  projekteve në të cilat Meto Jovanovski luajti rolin kryesor.

Jovanovski ka marrë çmimet shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit”, “11 Tetori” dhe “13 Nëntori” për rolet e tij në teatër, film dhe televizion. Ai është gjithashtu fitues i çmimit “Kllapa e Artë” në Beograd, “Petre Përlicko”, çmimit për arritje të jetës “Vojdan Çernodrinski”, çmimit për arritje të jetës në Festivalin e tetë të Filmit Panorama Ballkanike në Izmir 2022, si dhe katër herë laureat i “Milton Manaki”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе