Kostadinovska-Stojçevska nga Glloboçani: Përmes bashkëpunimit në kulturë forcojmë marrëdhëniet me vendasit në Prespë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me drejtoreshën e Institutit dhe Muzeut- Manastir, Meri Stojanova, vizituan Muzeun kushtuar personazhit dhe veprës së shkrimtarit shqiptar me origjinë maqedonase, Sterjo Spase, në fshatin Glloboçan, ku u takua me kryetarin e komunës së Pustecit, Pali Kolefski.

Vizita është me rastin e vazhdimit të bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë në kuadër të programit IPA me projektin “Smart4Ju2”, qëllimi i të cilit është të afirmojë vlerat kulturore që zotëron rajoni dhe të zhvillojë potencialin turistik të komunave Manastir, Pustec dhe Korçë.

“Përmes bashkëpunimit në kulturë ne forcojmë marrëdhëniet me banorët e Prespës. Zbatimi i suksesshëm i projekteve të përbashkëta sjell përfitime për qytetarët në të dyja anët e kufirit. Kultura dhe trashëgimia kulturore i japin kuptim identitar banorëve të këtij rajoni dhe në aspektin ekonomik përfaqësojnë potencial të konsiderueshëm turistik”, tha në takim Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska.

Në takimin me kryetarin e Komunës së Pustecit, Kolefski, u konfirmua përkushtimi i ndërsjellë për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore sepse, siç tha Kostadinovska-Stojçevska, nënkupton ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe kombëtar.

Kolefski njoftoi për planet dhe aktivitetet e reja në Glloboçan si dhe u shkëmbyen ide për projekte të reja për avancimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimeve kulturore dhe promovimit të potencialit turistik të këtij rajoni, me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të qytetarët që jetojnë në Prespë.

Ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska theksoi se Ministria e Kulturës, përmes mbështetjes tradicionale të manifestimit “Vera kulturore maqedonase në Pustec dhe Korçë”, mbetet partnere në përpjekjet e përbashkëta për të kultivuar kulturën, identitetin dhe traditën maqedonase në këtë rajon ndërkufitar.

Drejtoresha e Institutit dhe Muzeut nga Manastiri, Meri Stojanova, konfirmoi se aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme vazhdojnë, për shfrytëzimin e mundësive të BE-së për zhvillimin e kulturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe tregoi mundësi të reja për bashkëpunim me komunat Pustec dhe Korçë.

Projekti “SMART4YOU2”, i cili mbështetet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian, ka një buxhet në shumën totale prej një milion e dyqind mijë euro, fonde evropiane të pakthyeshme për zhvillimin e potencialit kulturor dhe turistik të rajonit tej-kufitar.

Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës njëditore do të ketë takim me kryetarin e qarkut të Korçës, Nerti Joli.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе