Kostadinovska-Stojçevska në vizitë pune në komunat e Krushevës dhe Demir Hisarit

од admin_kult

Ju njoftojmë se sot, më 25 dhjetor 2023 (e hënë), ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska do të zhvillojë vizitë pune në komunën e Krushevës dhe Demir Hisarit.

Vizita e punës së Ministres së Kulturës Kostadinovska-Stojçevska do të fillojë në Komunën e Krushevës, në takim me kryetarin e komunës Tome Hristoski. Së bashku do të vizitojnë një pjesë të ambienteve në kuadër të I.N Muzeut Historik, “Shkritoren” dhe “Dhomën përkujtimore të Vasill Iljoskit” në shkollën e vjetër, pas së cilës janë caktuar deklaratat në orën 11:30 para shkollës së vjetër.

Agjenda e Kostadinovska-Stojçevskës vazhdon në Demir Hisar, ku do të vizitojë institucionin vendor Shtëpia e Kulturës, në të cilën Ministria e Kulturës përmes Programit vjetor mbështet aktivitete të ndryshme, ndërsa këtë vit mbështeti hapjen e ekspozitës kushtuar Radio Demir Hisarit. Në kuadër të vizitës, Ministrja e Kulturës do të takohet edhe me drejtorin e Institucionit të ri nacional “Ditët e Kongresit të Smilevës”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе