Revi e kostumeve nga krahina etnografike e Vardarit të Epërm

од admin_kult

Në hollin e I.N Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” – Kumanovë sot më 10 nëntor me fillim nga ora 18:00 do të mbahet revi e kostumeve nga krahina etnografike e Vardarit të Epërm.

Në këtë Revi, e cila realizohet në bashkëpunim me Ansamblin “Maqedonia”, publiku do të mund të shikojë kostumet festive që janë veshur gjatë rasteve festive.

Në shkencë pranohet tipologjia dhe klasifikimi i profesor Gjorgji Zdravev, sipas të cilit, kostumet tradicionale në vend ndahen në dy lloje, përkatësisht në atë maqedonase perëndimore dhe atë maqedonase lindore. Ato ndahen më tej në disa varietete. Sipas tipologjisë dhe klasifikimit të Gjorgji Zdravev, veshjet tradicionale në të gjitha trevat etnike në krahinën etnografike të Vardarit të Epërm i përkasin llojit të kostumeve maqedonase perëndimore.

Projekti është pjesë e programit vjetor të Qendrës për Kulturë, i cili realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе