Kostadinovska-Stojçevska në pranim-dorëzimin e ikonave maqedonase në Tiranë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot ndodhet në vizitë pune njëditore në Tiranë, me ftesë të koleges së saj, Elva Margariti.

Arsyeja e vizitës është dorëzimi i ikonave maqedonase të eksportuara ilegalisht, të cilat janë njohur rastësisht përmes mediave shqiptare nga ekspertë maqedonas në vitin 2013.

Para ceremonisë së dorëzimit të ikonave të sjella ilegalisht nga ministrja e kulturës e Republikës së Shqipërisë, Margariti, është planifikuar takim dypalësh, ku temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi dypalësh dhe aktivitetet e përbashkëta të ardhshme në kuadër të UNESCO-s.

Sipas agjendës, Kostadinovska-Stojçevska do të vizitojë edhe Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë.

Menjëherë pas kthimit të delegacionit maqedonas, në ora 19:30 ikonat do të ekspozohen në hollin e Muzeut të Maqedonisë së Veriut, ku do të mbahet manifestim përkatës ku do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefan, përfaqësues nga ASHAM dhe grupi i punës që morën pjesë në këtë kthim të parë të realizuar të të mirave kulturore në rajon.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе