Këtë fundjavë premiera e “Insomnia”, shfaqja e parë profesionale e Qendrës për Kulturë në Strugë

од admin_kult

Sot dhe nesër, më 15 dhe 16 dhjetor 2023, me fillim nga ora 19:00, në Qendrën për Kulturë “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë do të shfaqet premierë monodrama “Insomnia” sipas tekstit të Dimitrie Duracovskit nga Struga.

“Insomnia” është shfaqja e parë profesionale e prodhuar nga I.N Qendra për Kulturë “Vëllezërit Milladinovci” nga Struga.

Aleksandra Peshevska luan në monodramë. Regjisor është Mirosllav Petkoviq, ndihmës regjisor Misho Dimitrievski-Shipe, skenograf dhe kostumografi Biljana Guleska dhe inspicient Bojan Sekulloski. Muzika është e Tomisllav Temellkoskit, kurse dramaturgjia e Jakov Poposki, Gjorgi Krsteski, Nenad Jolldeski.

Shfaqja realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе