Kostadinovska-Stojçevska në takim me Margaritin: Vazhdojmë bashkëpunimin me Shqipërinë në luftën kundër tregtisë së artefakteve

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot në Tiranë zhvilloi takim dypalësh me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, me rastin e kthimit të parë të suksesshëm të trashëgimisë kulturore të eksportuar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut që u gjet në Republikën e Shqipërisë.

Në takim u fol për gjithë procedurën dhe suksesin e këtij akti historik, i cili, siç u shprehën ministret në takim, është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe intensiv mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi i suksesshëm është konfirmim i miqësisë dhe besimit që ne e ushqejmë si ministri të kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, tha Kostadinovska-Stojçevska, duke theksuar vullnetin e mirë dhe përkushtimin e të dyja palëve për mbrojtjen dhe promovimin e monumenteve të përbashkëta kulturore.

Kostadinovska-Stojçevska dhe Margariti shkëmbyen përvoja në lidhje me çështjet dhe proceset aktuale në resorët e tyre kurse theks i veçantë u vu në hapat e ardhshëm në zbatimin e agjendës së përbashkët për mbrojtjen e rajonit të Ohrit gjatë zbatimit të rekomandimeve të UNESCO-s.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e kulturës, ruajtjes së trashëgimisë dhe luftës pa kompromis kundër lëvizjes së paligjshme të pasurisë sonë materiale kulturore”, theksoi Margariti në takim.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska tha se në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe multikulturalizmit, si bazë e politikave tona rajonale, do të promovohet bashkëpunimi, duke paralajmëruar idenë dhe nismën e saj për nënshkrimin e Memorandumit për shkëmbimin e kuadrit profesional, përvojave dhe njohurive ndërmjet artistëve dhe institucioneve ndërmjet vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе