Kostadinovska-Stojçevska: Ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit janë investim në kuadrin profesional në kulturë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska në paraqitjen e sotme si mysafire në “Slloboden Peçat” beri thirrje që sa më shpejt të kalohen ligjet e bllokuara në Kuvend, Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, të cilat, siç tha ajo, janë të karakterit publik dhe nacional.

“Kemi një ngërç, ndonëse për shkak të miratimit të disa zgjidhjeve të tjera ligjore apo diçka tjetër, por shpresoj që në një kohë shumë të shkurtër kryetari i Kuvendit të caktojë Komisionin për Kulturë ku do të kalojnë në leximin e dytë të ligji”, shtoi ministrja e Kulturës Kostadinovska – Stojçevska.

Ajo theksoi se ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, me të cilat parashihen bursa për kuadrot deficitare në kulturë, janë pozitive, gjë që sipas Kostadinovska-Stojçevska është bazë e mirë për plotësimin e kuadrit profesional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Kur kemi planifikuar ndryshimet e ligjit, jemi udhëhequr nga dy segmente, ekspertiza e stafit njerëzor dhe fond me të cilin ata mund të punojnë pa probleme. Vetëm në këtë mënyrë do t’ua kthejmë atraktivitetin këtyre profesioneve, sepse ato janë më shumë se profesione – janë rojet kryesore të identitetit, historisë, artit dhe zakoneve të një populli”, tha Kostadinovska-Stojçevska, duke theksuar se është alarmante se në institucionin amë për ruajtjen e identitetit, Muzeut të Maqedonisë së Veriut  kanë mbetur vetëm dy konservatorë

Ministri theksoi se në 15 vitet e fundit nuk ka pasur punësim të kuadrove profesionale, veçanërisht në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“E gjithë kjo ishte motiv shtesë për të kërkuar ngritjen e një fondi shtesë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ne kemi me bollëk trashëgimi kulturore, e cila duhet të mirëmbahet dhe duhet të gjejmë mënyrë për ta bërë atë proces më të qëndrueshëm se sa është tani”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Kostadinovska-Stojçevska sqaroi se kjo do të bëhet me bashkëpunimin mes Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve kulturore, të cilat do të merren vesh për numrin e studentëve që do të marrin bursa nga fondi nga lojërat e fatit në profesionet deficitare, të cilët janë tetë në numër, të cilët studentë nga këto programe studimore do ta dinë saktësisht se ku do të vazhdojnë angazhimin e tyre profesional pas përfundimit të studimeve.

Në pyetjen se çfarë po ndodh me Sallën Universale dhe nëse ka ndonjë progres në negociatat me Qytetin e Shkupit, ministrja Kostadinovska-Stojçevska tha se Salla Universale është ende nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, sepse vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit që është sjell para më shumë se dy muajsh, me të cilën Qyteti ia kalon të drejtën Ministrisë së Kulturës për t’ia dhënë Sallën Universale deri në rindërtimin e saj, nuk është në fuqi.

Duke apeluar që procedura të mos zvarritet dhe të zhvillohen pa kalkulime politike dhe pa asnjë pengesë që do të zgjaste ngecjen në rindërtimin e Sallës Universale, ajo theksoi se duhet të zgjidhet menjëherë sepse është fund i vitit dhe po hyjmë në një periudhë parazgjedhore.

“Mos harroni se ka kohë që është hapur dhe kanë nisur disa procese fizike që ndikojnë më tej në gjendjen e saj. Shpresoj që Qyteti i Shkupit do ta pranojë atë që kemi ofruar, se dëshirojmë të respektohet vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit, e jo variantet që janë ofruar me futjen e palës së tretë”, përfundoi ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës në “Slloboden Peçat””.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе